Mirësevini

Instituti i Trajnimit te Administrates Publike (ITAP) eshte nje institucion shteteror, i krijuar ne Qershor 2000 ne kuader te reformave te ndermarra per permiresime dhe zhvillime ne administraten publike dhe sherbimin civil shqiptar, me qellim qe ato te jene sa me te qendrueshem, profesionale dhe eficiente.  Veprimtaria trajnuese qe organizon dhe ofron Instituti yne synon qe te rrise aftesite profesionale dhe te permiresoje njohurite baze te nepunesve civile, ne menyre qe secili prej tyre, ne pozicionin perkates te permbushe sa me mire qellimet e tij dhe te institucionet . Strategjia, politikat dhe veprimtaria e Institutit bazohen ne Ligjin Nr.8549, Statusi i Nepunesit Civil, i miratuar nga Kuvendi i Shqiperise me 11.11.1999.  Ne keto vite te ekzistences se tij, Instituti i Trajnimit te Administrates Publike, i mbeshtetur nga Qeveria Shqiptare dhe disa organizata dhe donatore te huaj, eshte formesuar dhe ka rritur profilin, kapacitetet dhe kontributet e tij, duke u bere keshtu nje faktor kyc ne zhvillimet dhe progresin e administrates publike dhe sherbimit civil.  Instituti i Trajnimit te Administrates Publike ka pervojen e duhur, zoteron kapacitetet e nevojshem dhe mundesite reale per t'ju pergjigjur ne menyre te pershtatshme nevojave per trajnim te administrates publike dhe, ne teresi, vepron si nje organizate moderne, duke u bazuar ne strategji dhe plane perspektive zhvillimi, qe synojne ta kthejne Institutin ne nje qender kombetare per praktikat me te mira ne fushen e menaxhimit publik, ne promovues te vlerave qe jane ne thelb te sherbimit publik, ne burim per ceshtje te sherbimit publik.

Instituti i trajnimit te Administrates Publike, tashme ka per objektiv kryesor dhe eshte i perqendruar te realizoje ne proces trajnim ne pershtatje me nevojat reale . Instituti mirepret dhe falenderon te githa bashkepunimet dhe kontributet e individeve, organizatave dhe institucioneve, vendas dhe te huaj, te interesuar per zhvillim dhe progres ne administraten publike shqiptare, pasi eshte i vetedijshem per rolin dhe rendesine e tyre.

 

Per me shume informacion mbi Institutin e Trajnimit te Administrates Publike mund te kontaktoni me ne nepermjet e-mail ose direkt me zyrat tona.