Aktivitete

Tetor 2008:

 Instituti i Trajnimit të Administratës Publike, në bashkëpunim me Agjesinë e Prokurimit Publik,  në kuadrin e fazës së dytë   të Programit të Pragut për zvogëlimin e korrupsionit dhe për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri financuar nga USAID, filloi zbatimin e një programi trajnimi me temë “ Prokurimi me mjete elektronike”.
Ceremonia e hapjes së këtij programi u zhvillua në datën 10 tetor 2008, në ambientet e Hotel Tirana International.
Në këtë ceremoni ishin te pranishem: Prof. Dr. Sali Berisha  Kryeministër  i Shqipërisë, Z. Bujar Nishani Minister i Brendshëm, Z. Bruce Kay përfaqësues i USAID  dhe, drejtues të  disa  institucioneve të tjera. Ky program trajnimi synon të njohë Administratën  Publike në nivel lokal me konceptet e reja të kryerjes së procedurave të prokurimit publik në formë elektronike, duke u njohur me platformën ligjore dhe teknike të prokurimit publik
Duhet theksuar se, ky program ka një rëndësi të veçantë në kuadrin e Programit të Qeverisë,  të luftës kundër korrupsionit.

Si rezultat i zbatimit të këtij programi parashikohet që, për periudhën Tetor- Dhjetor 2008, të zhvillohen rreth 25 kurse trajnimi , në 50 ditë trajnimi  dhe  të trajnohen afërsisht 750 nëpunës te Pushtetit Vendor.

Për më shumë iformacion ju lutem kontaktoni ne adresën : itap@itap.gov.al

Maj 2008: Ne kuader te marreveshjes  se  bashkepunimit ndermjet Departamentit te Administrates Publike, Institutit te Trajnimit te Administrates Publike te Shqiperise dhe Institutit te Trajnimit te Administrtes Publike (EKDDA), ka filluar zhvillimi I nje cikli trajnimesh  me target pushtetin vendror ,e teme “ Kompletimi Europian”

Objektivi kryesor i ketij cikli trajnimesh eshte marrja e njohurive  lidhur  me institucionet,  politikat e Bashkimit Europian,si edhe me administrimin  dhe zhvillimin rajonal.Ne kete modul , trajtohen ceshtje te tilla si:

  • Bashkimi Europian, procedurat e marrjes se vendimeve, politikat komunitare dhe fondet e kohezionit
  • Bashkepunimi nderkufitar ne kuader te INTERREG III
  • Planifikimi dhe implememtimi i programeve te bashkepunimit evropian territorial 2007-2013
  • Administrata rajonale dhe strategjite e zhvillimit te zonave rajonale ne BE
  • Implementimi i programit INTERREG ne rrethin e Maqedonise  Qendrore- probleme  te vecanta te politikes rajonale
Trajnimi i pare u zhvillua ne datat 12-16 maj 2008, ne Kostur .
Trajnimet e ardheshme do te zhvillohen ne datat 30 Qershor- 4 korrik ne Korfuz dhe po ne keto data ne Janine.   

Maj 2008:

Trainim  për rritjen  e aftësive menaxheriale dhe funksionale të Menaxhereve te Nivelit te Larte “
( në bashkëpunim me World Learning - USAID &  Universitetin George Town
)

 

ITAP ne koordinim me Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, prane Keshillit te Ministrave po zhvillon  projektin  “ Trainim për rritjen e aftësive manaxheriale dhe funksionale për menaxhere të nivelit të Lartë”, i cili  është një komponent  i zbatimit të Planit  Strategjik  te ITAP 2006-2009,  si edhe i  zbatimit te  programit të trajnimit të Institutit për vitin 2008.

 

Objektivi kryesor i këtij programi trajnimi është rritja e aftësive dhe njohurive të Menaxherëve të Nivelit të Lartë në organizatat publike. Trainimi synon të prezantojë parimet dhe konceptet themelore si edhe të paraqesë shembuj të praktikave më të mira nga vende të tjera.  

 

Objektivi i dytë i këtij programi trajnimi është identifikimi i një ose dy experteve të huaj , të cilet do të krijojnë nje kurrikul trainimi, që do të perdoret për trainimin e trajnerëve vendas nga Sherbimi Civil dhe Shoqeria Civile. Këta expertë perfaqësojnë një burim të vlefshëm expertize për zhvillimin  e kurrikulës dhe për trainimin profesional të nëpunësve civile shqiptarë dhe kryesisht të stafit menaxherial të nivelit të lartë.  

 

 

 Objektivi i tretë i këtij programi trajnimi është të krijohet një grup traineresh ( të paktën 5), nga Shërbimi Civil , të cilët do të zhvillojnë një trainim trainerësh si edhe një trainim pilot me  pjesëmarrës  nga sherbimi civil dhe  shoqëria civile . Këta trainere do të perdoren  në vazhdimësi nga ITAP , në aktivitetet trainuese      të  që do të zhvillohen më  tej. Modulet e trajnimit në këtë program trajnimi janë:  
  1. Menxhimi i performancës
  2. Menaxhimi efektiv
  3. Planifikimi strategjik

Trainimi i parë me teme  “ Menaxhimi efektiv” u organizua në datat 6-7 dhe 8-9 Maj 2008, në Llogara, Vlore, dhe pjesemarrës ishin Sekretaret e Përgjithshëm si edhe Drejtorë të Departamenteve në Ministritë e Linjës.
Sesioni i dyte u zhvillua ne 3-4 dhe 5-6 Qershor ne Oher me te njejtin target , ndersa sesioni i trete do të zhvillohet , në Korrik 2008.

 

Shkurt 2008:

Bashkëpunimi me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin ( IOM)  Shqiperia ka nënshkruar  së fundi një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit me BE, e cila  perfqaqëson një hap përpara  në rrugën e Shqiperisë drejt BE. Shqipëria tashmë, perballet me  sfidën e zbatimit me sukses të MSA,  gjë që kërkon një reformë ambicioze politike , administrative dhe ekonomike.
Qeveria  Shqiptare, i ka dhënë rëndësi çështjes së integrimit Europian  dhe ka përcaktuar listën e prioriteteve  në fushën e drejtësisë dhe  çështjeve të brendëshme të cilat reflektohen  në Planin e Veprimit për zbatimin e Marrëveshjes  së Stabilizim Asociimit. Këto prioritete ( për periudhën 2006-2009), vënë në dukje nevojën për rritje të kapaciteteve administrative dhe financiare për zbatimin e legjislacionit mbi migracionin dhe azilin dhe në mënyrë të veçantë, për zatimin e strategjive kombëtare dhe planeve përkatese të veprimit.
Në këtë kuptim, është e qartë se vemendja duhet të përqëndrohet në nxitjen e  zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin , ( duke përfshire klauzolat për ripranimin ),  që  do ta ndihmojë Shqiperinë të arrijë standartet  e BE në fushën e e migracionit  dhe azilit.
Me mbështetjen dhe financimin e Komisionit Europian (  programi CARDS 2004),  zyra e IOM në Tiranë do të zbatojë një ndërhyrje që synon  nxitjen e  zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin , duke parashikuar dhënien  e asistencës teknike dhe ekspertizës për Qeverine Shqiptare.
Përfitues direkt në këtë rast do të jenë:

  • Zyrtarë të Ministrisë, përgjegjës për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Migracionin,Drejtoria për politikat Migratore nën Ministrinë e Punës, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, përgjegjëse për formulimin dhe zbatimin e politikave migratore në vend,Shërbimi Kombëtar i Punësimit ( SHPK) nën Miinistrinë e Punës, Çështjeve Sociale  dhe Shanseve të Barabarta, përgjegjës për sigurimin e punësimit dhe pjesëmarrjes në programet shtetërore të tregut të punës për të gjithë qytetarët në Shqipëri,Shërbimi Diplomatik Shqipetar( në Ministrinë e Punëve të Jashtme)në Itali, Greqi, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Gjermani, përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët shqipëtar ne vendet perkatese te BE,Instituti Kombëtar i Diasporës nën Ministrinë e Punëve të Jashtme përgjegjës për konceptimin dhe bashkërendimin e politikave për emigracionin, imigracionin dhe diasporën,Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit nën Ministrinë e Brendshme përgjegjëse për autorizimin e hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë, për zbatimin e Marrëveshjes së Ripranimit me Komunitetin Europian,
  • Familjet e migrantëve në Shqiperi, komunitet e emigrantëve dhe diaspora shqiptare në Itali dhe Greqi

Përfitues indirekt i kësaj ndërhyrje  do të jetë  Komiteti Ndërministror për Migracionin dhe përfitues final, do të jetë Qeveria Shqiptare e cila është përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin.
Instituti i Trajnimit të Administratës Publike , do të mbështese zbatimin e Strategjisë Kombëtare  për Migracionin ,  nëpërmjet organizimit të trajnimeve në “ Ofrimin e shërbimeve të riintegrimit për emigrantët e  kthyer”, organizuar për zyrtarë të Drejtorive Rajonale të Punësimit ,  në baze të Marrëveshjes ndërmjet IOM dhe Departamentit të Administratës Publike . Trajnimi i parë u zhvillua në datën 28 Shkurt 2008, në ambientet e Hotel Doro, në Tiranë.
Për më shumë informacion kontaktoni:f.coka@itap.gov.al

Shkurt 2008:

 

Në datën 26 shkurt 2008, në Hotel Tirana International u mbajt  ceremonia e mbylljes e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Asistencë Teknike për Sistemin e Cilësisë së Trajnimit në Shqipëri” Projekti me një vlerë prej 180.000 euro është vënë në zbatim nga Instituti i Trajnimit të Administratës Publike të Shqipërisë (TIPA) së bashku me partnerët e projektit TRANSTEC dhe ATC Consultants. Qëllimi i  këtij projekti është të ndihmojë Institutin e Trajnimit të Administratës Publike të zhvillojë metodologji për të dhënë një trajnim më të mirë dhe për të përmirësuar procedurat standarte të ITAP  dhe sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore.  
“Reforma në Administratën Publike është një nga prioritetet kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim Asocijimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian vlerëson që mbështetja e Institutit të Trajnimit të Administratës Publike do të luajë një rol kyç për reformat dhe të ardhmen e Shqipërisë”,- tha gjatë seminarit Irene Giribaldi, Shefe e Sektorit Operacional në Delegacionin e Komisionit Evropian në Shqipëri. Në këtë këndvështrim, projekti analizoi procesin e plotë institucional për hartimin dhe shpërndarjen e trajnimeve nga ITAP. Ai gjithashtu ndihmoi ITAP -n në zhvillimin e metodologjive për të shpërdarë më mirë mjetet e trajnimit dhe menaxhimit, si dhe përgatiti një Manual Drejtues të titulluar: "Rekomandime për modifikimin, përmirësimin dhe përdorimin efektiv të Procedurave dhe Metodogjive të TIPA-s".
Ai gjithashtu përcaktoi standartet dhe treguesit e cilësisë për një cikël menaxhimi më të mirë. Guida e Standarteve të Cilësisë së ITAP –it, së bashku me Manualin Drejtues për çështjet praktike që ngrihen për zbatimin e procedurave të reja të ciklit të menaxhimit, janë publikuar  me mbështetjen financiare të projektit.“Këto përmirësime të sipërcituara, të kombinuara edhe me mjetet financiare, kushtet e punës dhe teknlogjinë moderne që së shpejti do të jetë në përdorim nga ITAP, falë edhe mbështetjes së Komisionit Europian në kete drejtim, do të krijojnë premisat që ITAP të bëhet një institucion i krahasueshëm për nga performanca me simotrat e tij evropiane në sferën e trajnimit të administratës publike”, tha Florian Nuri, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.Pritet që rezultatet e këtij projekti do të kenë një ndikim të përgjithshëm pozitiv në performancën e Shërbimit Civil në Shqipëri.

 

Shkurt 2008:

Takim i rrjetit rajonal (Option B Resources ), nen ReSPA( Shkolla Rajonale e Administrates Publike) 14-16 Shkurt , Paris
Koncepti  Shkolles Rajonale te administrates publike ne Ballkanin lindor ka si  qellim nxitjen e bashkepunimit rajonal ne fushen e Administrates Publike , forcimin e capaciteteve administrative  dhe zhvillimin e burimeve njerzore  ne perputhje me parimet e Hapesires Administrative Europiane, Ne perspektiven e afert, ReSPA eshte nje nga mekanizmat nepermjet te cileve  vendet e rajonit kane rene dakort te zhvillojne bashkepunimin me perspektiven eventuale te futjen ne Bashkimin Europian.Bazuar ne vendimin e mare ne sesionin e 3-te te Mbledhjes se Komitetit Drejtues te ReSPA-s, te 31 Janarit 2007, kontaktet ne vendet perfituese jane kontraktuar pergjate vitit 2007 nga Shkollat e Administrates Publike / Agjensite e Sherbimit Civil ne vendet e Rajonit, ne mbeshtetjen e aktiviteteve te ReSPA-s  ne organizatat e tyre. Ky rrjet ka pergatitur produktet e nevojshme   ne bashkepunim te ngushte me Anetaret e Komitetit Drejtues te vendit dhe Ekipin e ReSPA-s dhe OECD.Takimi ne fjale mori ne konsiderate eksperiencen ne lidhje me zbatimin e detyrave te caktuara, dhe dikutoi zbatimin e programit te punes per vitin 2008 dhe detyrat e reja individuale , si edhe familjarizimin e anetareve te rrjetit me modalitetet e punes se ekipit te ReSPA-s  dhe OECD ne Paris, planet e aferta  dhe rolet respektive te Komisionit Europian ne Bruksel dhe te Institutit Europian  te Administrates Publike ne Mastriht. Takimi u organizua ne formen e nje seminari te shkurter ne Paris , ne zyrat qendrore te OECD, ku Ekipi i ReSPA-OECD eshte aktualisht i vendosur. Gjithashtu perfaqesues te ketyre organizmave ishin te ftuar te mernin pjese dhe prezantonin punen e tyre mbi ceshtje te reformes se administrates publike  dhe sherbimit civil.Qellimi kryesor i ketij takimi ishte organizimi i punes se perbashket midis perfaqesuesve te ketij rrjeti rajonal per zbatimin e aktiviteteve te ReSPA-s parashikur per vitin 2008. Per me shume informacion kontaktoni: e.mitrushi @itap.gov.al, ose vizitoni website-n e ReSPA  :  www.respaweb.eu
 
 

  Shkurt 2008:

Ne periudhen 11-15 Shkurt , u organizua nje vizite studimore ne Portugali, ku moren pjese 5 anetare te stafit te iTAP, dhe  2 perfaqesues te Ministrise se Brendeshme. Objektivat kryesore te kesaj vizite studimore ishin:
  •  Te njiheshin pjesemarresit me menyren e  organizimit te   nje sistem  bashkekohor trajnimit  si edhe  me ciklin  i menaxhimit te trajnimit  ( Analiza e nevojave per trajnim, planifikimi dhe dizenjimi  i  kurseve te trajnimit  per nepunesit civile, marketimi dhe vleresimi i tij)  , ne nje vend anetar te BE. T’u shpegohej pjesemarresve se si punohet ne INA, per  te zhvilluar nje model  trainimi modern, me qellim qe te njihet eksperienca e sherbimit civil Portuges dhe praktikat me te mira ne kete fushe.
  • Te behej  e njohur per pjesemarresit praktika me e mire ne  cilesine e sistemit te trajnimit ( ne vecanti zbatimi i metodes CAF) ne vendet e BE, dhe konkretisht ne Administraten publike Potrugeze.
Ne kete vizite studimore, aspektet qe paraqiten me shume interes ishin:1.Investimi ne  nje menyre te re te mesuari- e-learning.  Ne kete fushe INA, eshte ne nje nivel shume te avancuar , krahasuar me institucione te tjera ne Europe. Programi i pare e-learning, ka filluar ne 2001, shoqeruar kjo edhe me shume investime per te bere te mundur kete proces.
Stafi i ITAP, mori  nje informacion te vlefshem mbi mundesite e pjesemarrjes ne aktivitetet e- learning. 
2.MANFOP –  Nje  instrument  qe mbeshtet menaxhimin e kompetencave , dhe qe fokusohet ne zhvillimin e burimeve njerezore ne administraten publike. Kjo metodologji eshte zhvilluar nga INA, ne kuadrin e nje projekti  financuar nga BE dhe eshte perdorur   nga nje ekip kerkimor  ne punen e tij per percaktimin e kuadrit te kompetencave te pergjithshme per menaxheret publike dhe ato specifike per organizate te vecanta. Kjo metodologji perfshin gjjithashtu edhe analizen e nevojave per trajnim.
3.  Pjesemarresit  ne kete vizite u njohen edhe me sistemin e ri te vleresimit te performaces  dhe menaxhimi sipas objektivave . Ky system ka qellim te kombinoje  vleresimin e performances individuale me ate te organizates, ne organizatat publike.
4. Zbatimi i metodes CAF. INA eshte nje nga organizatat  e cila ka implementuar kete metode vleresimi, dhe stafi i ITAP pati mundesine  te marre informacion te plote mbi procesin e implementimit, instrumentat dhe problemet qe jane  ndeshur ne zbatimin e kesaj metode. Stafi i ITAP, u njoh gjithashtu edhe me perfitimet e zbatimit te kesaj metode dhe lidhjen e kesaj metode me metoda te tjera me te sofistikuara  dhe bashkekohore si EFMQ ose ISO 9001.
5.  Me shume interes per stafin e  ITAP, ishin  edhe metodat e ndryshme  teknike , si plotesimi elektronik  formulareve te vleresimit te trainimit , regjistrimi dhe perllogaritja e pajisjeve , baza e te dhenave ( pjesemarresit, libraria) etj.

 

Shkurt 2008:

Në datën 7 Shkurt 2008, në ambientet e Hotel “DORO”, u zhvillua mbledhja e 12-të e Bordit Këshillimor të ITAP, me  temë “Koordinimi i aktiviteteve trajnuese dhe nevojave për trajnim për një menaxhim sa me efikas të burimeve financiare dhe trajnuese”.
Fjala e hapjes u mbajt nga Znj. Blerta Selenica, e cila theksoi rendësinë  e bashkëpunimit  të ngushtë të ITAP, me  Ministritë e Linjës dhe grupet e tjera  të interesit në funksion të rritjes së cilesisë së trajnimit.
Gjithashtu, në kuadrin e hartimit të Strategjisë së Reformës në Administratën Publike, u përcaktua si prioritet hartimi i Strategjisë së Trajnimit të kësaj administrate.
Z. Fatmir Demneri Drejtori i ITAP, prezantoi Veprimtarinë e Institutit për vitin  2007, Planin e punës  dhe Planin e Trajnimit për vitin 2008. Theksi i vu në objektivat kryesorë të ITAP, ndër të cilat primare mbetet zbatimi i Manualit të Nevojave per Trajnim (ANT), me qëllim që, në vitin 2009, plani i trajnimit të hartohet , mbi bazen e  rezultateve të ANT-së.
Nga pjesmarrësit në këtë mbledhje u diskutua  konkretisht, për  mënyrat edhe format më efektive të koordinimit  të aktiviteteve  të ITAP-it.

 
 
 
Dhjetor 2007:Me inisiative te RESPA ( Shkolla Rajonale e Administrates Publike), projet I perbashket I BE dhe  OECD, u zhvillua ne Beograd sesioni i katert i Trainimit  te Trainereve  per “Teknikat e negocimit ne konteksin e Bashkimit Europian” ne datat 5-6 dhjetor 2007.Ne  kete aktivitet mori pjese Z. Fatbardha  Çoka , menaxhere trajnimi ne ITAP.Ky seminar 2 ditor, synonte keto objektiva:  
  1. Nga njera ane ne njohjen e pjesemarresve me njohurite baze dhe me protokollin dhe praktikat e perfaqesimit , brenda konteksit politik dhe teknik te vendimmarrjes ne Bashkimin  Europian.
  2. Nga ana tjeter qellimi i ketij seminari ishte familiarizimi i pjesemarresve  me metodologjin e pershtatshme per shperndarjen e informacionit dhe njohurive ne nje numer sa me te gjere aktoresh  sipas vendeve dhe etnive te ndryshme.
Ne teresi ky program synon te veje theksin ne epersite e BE dhe ne ofrimin  e perspektivave te reja ne funksionimin e Bashkimit Europian per te gjithe pjesemarresit dhe aktoret qe ata do te trajnojne ne te ardhmen.

 

Nentor 2007 :

Forumi “Cilesia ne  Trajnimin  e Administrates Publike” Instituti i Trajnimit te Administrates Publike organizoi  ne  14 Nentor  2007, Forumin  mbi  “Cilesine ne Trajnimin e Administrates Publike”. Ky aktivitet erdhi  si nevoje e ITAP per te bashkebiseduar me eksperte dhe te interesuar ne lidhje me kete ceshtje te rendesishme, dhe per te evidentuar praktikat me te mira .
Ky eshte nje aktivitet i parashikuar ne Planin strategjik te ITAP 2006-2009 dhe detyrave te percaktuara ne Planin e Punes se ITAP per vitin 2007.Nje vend te rendesishem ne kete tryeze zune  diskutimet mbi permbajtjen e trajnimeve, metoden si edhe organizimin e trajnimit, duke vleresuar si shume te rendesishme bashkepunimin me institucionet perfituese. Ceshtje qe u  diskutuan  :
  1. Eksperienca e ITAP ne trajnimin cilesor te  AP- arritjet dhe nderhyrjet
  2.   CAF – fillimi i procesit ne ITAP / Cards 2003 – Asistenca teknike per ITAP)
-     Cilesia ne organizimin e trajnimeve
  1. Bashkepunimi me institucionet per realizimin e treguesve cilesore te trajnimit
Pjesmarres ne kete  aktivitet te rendesishem ishin  perfaqesues te institucioneve qendrore dhe lokale, trajnere, eksperte dhe te tjere te interesuar nga organizata dhe agjensi me te cilat ITAP bashkepunon.
Nder konkluzionet me te rendesishme mund te permendim:
-ITAP eshte institucioni trajnues qe dominon tregun ne fushen e trajnimit te AP dhe shikohet si nje partner i besueshem per donatoret dhe perfituesit
-Ne fushen e cilesise hapat e ndermarre jane pozitive si ne drejtim te cilesise se trajnereve, kurrikules dhe zhvillimit te trajnimit
-Bashkepunimi me perfituesit duhet te njohe hapa te tjere te cilat ne te ardhmen duhet te ndikojne per te arritur vertet ne standardet e trajnimeve sipas nevojave
-Drejtorite e Burimeve Njerezore ne institucione duhet te jene partneret e perhershem dhe takimet me to duhet te jene te planifikuara per cdo vit dhe me nje tematike te caktuar:
-Ne fushen e trajnimit te pushtetit vendor
-Forumi i eksperteve duhet te jete praktike e punes se ITAP cdo vit.
 

Prezantimet e Forumit:
Forumi Prezantim mbi cilesine e ITAP

Maj 2007
Konferenca Vjetore e 15-te e NISPAcee.

Ne datat 17-19 Maj 2007 ne Kiev, Ukraine, zhvilloi punimet Konferenca vjetore e 15-te e NISPAcee me teme: "Udheheqja dhe Menaxhimi ne Sektorin Publik: Vlerat, Standardet dhe Kompetencat ne Europen Qendrore dhe Lindore”, organizuar ne bashkepunim me Akademine Kombetare te Adminitrates Publike, Zyren e Presidentit te Ukraines.
Ne kete konference moren pjese me shume se 250 pjesemarres nga 36 vende te botes. Ketu perfshihen dhe 18 vende te europes Qendrore dhe Lindore qe jane anetaresuar ne NISPAcee.
Instituti i Trajnimit te Administrates Publike ( ITAP) u perfaqesua ne kete aktivitet nga Z. Fatmir Demneri, Drejtor i Institutit te Trajnimit te Administrates Publike.
Per me shume informacion mbi zhvillimet ne kete konference klikoni: www.nispa.sk.



Mars 2007
Ne daten 13 mars 2007, ne ambjentet e Hotel “Doro”, u zhvillua Mbledhja e 11-te e Bordit Keshillimor te Institutit te Trajnimit te Administrates Publike, ku u paraqit veprimtaria e Institutit per vitin 2006, si edhe relacioni i analizes vjetore.
Kjo mbledhje sherbeu per t’u njohur me Planin e Punes 2007 te ITAP si edhe Planin e Trajnimit 2007, te prezantuar per te dy qendrat e trajnimit te Institutit.
Ne mbledhje diskutua mbi trajnimet e zhvilluara gjate vitit 2006, per mundesine e permiresimit te tyre gjate vitit 2007, si edhe per nje bashkepunim me te mire me institucionet e interesuara per trajnimin e ofruar nga ITAP.

Dhjetor 2006

Konferenca Rajonale "Praktikat me te mira ne trajnimin e administrates publike"

Ne kuader te zbatimit te Planit Strategjik 2006-2009, ne 16 Dhjetor 2006, Instituti i Trajnimit te Administrates Publike ne bashkepunim me Departamentin e Administrates Publike, zhvilloi Konferencen Rajonale: "Praktikat me te mira ne trajnimin e administrates publike", e mbajtur ne Hotel Tirana International.
Qellimi i kesaj konference ishte prezantimi i praktikave me temira dhe risive ne fushen e trajnimit te administrates publike. Konferenca perfshiu praktikat me te mira jo vetem te Shqiperise, por edhe ato te vendeve te Rajonit si, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Konferenca nje-ditore synoi nje shkembim vlerash dhe informacioni midis grupeve te interesit dhe perfaqesuesve te tyre, duke diskutuar ne lidhje me zhvillimet dhe pengesat qe hasin ne pune ne fushen e trajnimit te administrates publike, me qellim zhvillimin e kapaciteteve sipas funksioneve specifike. Sensibilizimi ishte nje rezultat tjeter i kesaj konference, me ane te te cilit drejtues dhe nepunes te sektorit publik ndergjegjesohen ne lidhje me rendesine e trajnimit ne punen e tyre te perditshme dhe te realizojne detyrat qe rrjedhin nga procesi i integrimit te Shqiperise ne BE. Kjo konference zhvilloi me tej bashkepunimin ne fushen e trajnimit te administrates publike me institucionet homologe ne Rajon dhe me gjere.