Njoftime
Instituti i Trajnimit te Administratës Publike, në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 315, date 23.06.2000, "Për Krijimin dhe Funksionimin e Institutit të Trajnimit të Administratës Publike dhe Trajnimin e Nëpunesit Civil”, ndryshuar me V.K.M. nr.242, datë 16.4.2004 dhe me V.K.M. nr.292, datë 6.5.2005, fton të gjithë të interesuarit për referues (trajnerë), të cileë permbushin kriteret e vendosura për trajnimin e nëpunësve të administratës publike, të aplikojnë si trajnerë pranë ITAP.Trajnerët mund të jenë:
- Nëpunes civil të Administratës Publike
- Praktikantë të shquar nga administrata publike
- Këshillues të sektorit privat
- Trajnërë të lirë
- Lektorë të Universiteteve publike dhe private
Trajnimet që ofron Instituti synojne që të përshtaten me nevojat reale për trajnim në administratën publike sipas paketave trajnuese:
- Përmiresimi i Aftësive Menaxhuese dhe Funksionale
- Çështje të integrimit në Bashkimin Europian
- Përmirësimi i aftësive të menaxhimit Financiar
- Përmirësimi i aftësive të menaxhimit të burimeve njerëzore
- Qeverisje lokale
- CV sipas formatit të standarteve europiane
- Një punim të fundit (psh. prezantim, material trajnimi ose dokumenta të tjerë të ngjashëm)
- Të gjitha dokumentat e mësipërme duhet të dërgohen brenda datës 20 Janar 2010 në adresën e mëposhtme: itap@itap.gov.al
- Eksperiencë në fushën përkatëse të trajnimit
- Eksperience në dhënie trajnimi
- Gatishmeri dhe deshirë për të marrë pjesë në teë gjithë programin e trajnimit
Vendimi i Keshillit të Ministrave Nr. 315, datë 23.06.2000, ndryshuar me V.K.M. nr.242, datë 16.4.2004 dhe me V.K.M. nr.292, date 6.5.2005, pika 9/2, përcakton tarifat e pagesës së trajnerëve që angazhohen në veprimtarinë trajnuese të Institutit të Trajnimit të Administratës Publike.
Instituti i Trajnimit të Administratës Publike
Bulevardi "Zogu I", Godina 57
Tiraneë, Shqipëri
Tel/Fax: +355 4 240759
- “Zgjerimi i Bashkimit Europian: Nje Analize e Bashkerendimeve me Vendet e Ballkanit Perendimor” Sigma Papers nr37
- “ Roli i Ministrive ne Sistemin e Zhvillimit Politik, monitorimi dhe vleresimi” Sigma Papers nr.39
- “ Organizimi i Administrates Qendrore Shteterore, politikat dhe instrumentat” Sigma Papers nr 43

