Partneret
Partneret e Institutit te Trajnimit te
Administrates Publike
Për identifikimin e trajnerëve dhe realizimin e disa kursesh trajnimi, ITAP ka vendosur një bashkëpunim të shkëlqyer me institucione vendase. Në këtë kuadër është firmosur një Memorandum Bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës që synon përfshirjen e lektorëve të UT për realizimin e programeve bashkëkohore të trajnimit, hartimin e materialeve të trajnimit dhe dhënien e konsulencës për trajnimet e ITAP. Pjesëmarrja e universitetit në programet e trajnimit të ITAP i mundëson sferës akademike njohje më të afërt mbi zhvillimet praktike në fushën e administratës publike, gjë që reflektohet pozitivisht në cilësinë e punës së tyre dhe në cilësinë e trajnimit të ofruar. ITAP punon gjithashtu me specialistë dhe praktikantë nga institucione të tjera si: Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës, Team Europe, Qendra e Gruas Tirane, Qendra e Studimeve Parlamentare, ANTTARC, Agjensia e Prokurimit Publik.
Instituti Kosovar i Administratës Publike.Bashkëpunimi i ITAP me institute të ngjashme trajnimi në Ballkan është shumë i rëndësishëm për mësimin e ndërsjelltë mbi zhvillimet dhe praktikat më të mira në Administratën Publike. Në këtë kuadër, ITAP ka nisur bashkëpunimin me Institutin Kosovar të Administratës Publike (IKAP) që është materializuar me një takim të parë zyrtar organizuar në nëntor 2003 ku u shkëmbye informacion dhe eksperiencë dhe u vendos bashëpunimi i mëtejshëm i dy Instituteve.
Në një vizitë studimore në Shkurt 2004 u vendosën kontaktet e para me Fakultetin e Administratës Publike të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë si dhe me Agjensinë e Shërbimit Civil në Shkup. ITAP synon të thellojë bashkëpunimin me këto institucione për përfitim të ndërsjelltë.
Rrjeti i Instituteve dhe Shkollave të Administratës Publike për Europën Qëndrore dhe Lindore (NISPAcee) dhe Rajonin e Ballkanit ( ReSPA) Gjate vitit 2005 dhe ne vazhdim jane shkembyer informacione te ndersjella per zhvillimet e ndryshme ne shkollat e administratave publike per Europen Qendrore dhe Lindore pasi Instituti është Anëtar Institucional i NISPAcee.
Ky anëtarësim i mundesoi Institutit edhe përfitimin e një granti nga NISPAcee për përkthimin në shqip të dy botimeve SIGMA mbi administratën publike.ReSPA- Shkolla rajone e administrates publike per Rajonin e ballkanit , qe ka filluar te funksionoje ne vititn 2006, si nje rrjet i institucioneve te trajnimit te AP ne Rajon dhe qe do te ofroje trajnim ne ceshtjet e Administrates Publike dhe zhvillimin e aktiviteteve te perbashketa rajonale ne kete fushe .
Ky anëtarësim i mundesoi Institutit edhe përfitimin e një granti nga NISPAcee për përkthimin në shqip të dy botimeve SIGMA mbi administratën publike.ReSPA- Shkolla rajone e administrates publike per Rajonin e ballkanit , qe ka filluar te funksionoje ne vititn 2006, si nje rrjet i institucioneve te trajnimit te AP ne Rajon dhe qe do te ofroje trajnim ne ceshtjet e Administrates Publike dhe zhvillimin e aktiviteteve te perbashketa rajonale ne kete fushe .
Bashkepunimi me Inspektoriatin e larte te deklarimit te pasurive :Ky bashkepunim konsiston ne Trainimin e autoritetve te nivelit te larte , si ne nivel qendror edhe ate lokal, me qellim qe te parandalohet konflikti i interesit ne administraten publike.Ky bahskepunim nenkupton aktivitete trajnuese te cilat jane zhvilluar ne periudhen Shtator- dhjetor 2007, dhe do te vazhdojne gjate vitit 2008, per Administraten Fiskale. Traineret jane eksperte te fushes te silet jane trajnuar ne kuadrin e projektit te USAID-id ne vitin 2006. Zbatimi i programit te trajnimit bazohet ne nje merreveshje te perbashket te nenshkruar midis ITAP dhe ILDK.

