Trajnime
Ne permbushje te Planit Strategjik 2010-2013, Instituti i Trajnimit te Administrates Publike ka planifikuar realizimin e programeve te meposhtme sipas qendrave perkatese te trajnimit (Qendra e Trajnimit te Pergjithshem dhe Qendra e Trajnimit te Pushtetit Vendor).
Ne jemi të ndërgjegjshëm se nëpunësit civilë janë baza e suksesit të Administratës Publike. Investimi mbi ta është investim për të ardhmen e shtetit Shqiptar. Programet tona të trajnimit janë hartuar për të ndihmuar nepunesit civile per të përballuar sfidat e reformave për zhvillimin e Administratës Publike, perspektiven e Integrimit Euro - Atllantik dhe fitimin e aftësive të reja. Kurset rishikohen rregullisht me qëllim që pjesemarresit të njihen me praktikat me te mira dhe zhvillimet më të fundit. Të gjitha programet dhe kurset tona janë strukturuar për të siguruar që:
Trajnimet iu janë përshtatur nevojave reale të nëpunësve civilë dhe zbatimi e zhvillimi i programeve të veprimit t’i ndihmojë ata të kenë një impakt pozitiv në institucionet e tyre;
Nevojat institucionale për trajnim të identifikohen para hartimit të çdo programi dhe planet tona të detajuara të hartohen duke patur ato parasysh;
programet tona të bazohen në aftësi të reja menaxheriale dhe praktikat më të mira të vendeve të tjera;
Trajnerët tanë të jenë praktikantë të kualifikuar në institucione qëndrore dhe të pushtetit vendor (hartues ligjesh dhe politikash, nëpunës civilë të lartë dhe specialistë) ose akademikë nga universitetet dhe trajnerë nga qëndra trajnimi dhe sektori jo-qeveritar.
Për çdo informacion lidhur me ofertën e kurseve të Institutit dhe mundësinë e realizimit të tyre në funksion të nevojave tuaja, ju lutemi të dergoni email tek e.kallfa@itap.gov.al dhe ne do mundohemi t'ju ndihmojme.
Kurset e trajnimit zhvillohen nga ora 9:00 – 15:00 ne Hotel “Doro” i cili ndodhet ne rrugen “Muhamet Gjollesha”, prane Akademise se Sporteve.
Paketa I. Permiresimi i Aftesive Menaxhuese dhe Funksionale
• Paketa II. Trajnime mbi BE
• Tailor Made Course- Kurse Sipas Nevojave
Qendra e Trajnimit te Pushtetit Vendor

